We Believe JesusFé, Esperança e Nova Vida

Psalms 61

Alb: Albanian Bible · albanês

← Psalms 60 Psalms Psalms 62 →

1O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

2Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

3sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

4Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

5Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

6Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

7Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

8Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

← Psalms 60 Psalms Psalms 62 →