We Believe JesusFé, Esperança e Nova Vida

Psalms 3

Alb: Albanian Bible · albanês

← Psalms 2 Psalms Psalms 4 →

1O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.

2Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)

3Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.

4Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)

5Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.

6Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.

7Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.

8Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)

← Psalms 2 Psalms Psalms 4 →