We Believe JesusFé, Esperança e Nova Vida

Psalms 15

Alb: Albanian Bible · albanês

← Psalms 14 Psalms Psalms 16 →

1O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?

2Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër,

3që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij.

4Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;

5nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.

← Psalms 14 Psalms Psalms 16 →