We Believe JesusFé, Esperança e Nova Vida

Psalms 148

Alb: Albanian Bible · albanês

← Psalms 147 Psalms Psalms 149 →

1Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

2Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.

3Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

4Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

5Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

6Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

7Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,

8zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,

9mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;

10ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

11ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;

12të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

13Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

14Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

← Psalms 147 Psalms Psalms 149 →