We Believe JesusFé, Esperança e Nova Vida

Job 25

Alb: Albanian Bible · albanês

← Job 24 Job Job 26 →

1Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

2"Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

3A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

4Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

5Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

6aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

← Job 24 Job Job 26 →