We Believe JesusFé, Esperança e Nova Vida

Esther 10

Alb: Albanian Bible · albanês

← Esther 9 Esther

1Mbreti Asuero i vuri një haraç vendit dhe ishujve të detit.

2Gjithë faktet e forcës dhe fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë?

3Judeu Mardoke vinte i dyti në fakt mbas mbretit Asuero, i madh midis Judejve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e tij.

← Esther 9 Esther